Kavaja nje zeri : Jareci blerja me e shtrenjte e Dinamos | ||||
|
Gjithë sfafi i Besës ka mbetur shumë i zhgënjyer me gjykimin që ka bërë arbitri ndërkombëtar Sokol Jareci në përballjen Besa-Dinamo të përfunduar me rezultatin 1-0 per blutë nga kryeqyteti. Jo vetem lojtaret dhe stafi por dhe gjithe dashamiresit ne qytetin e Kavajes kane mbetur te habitur nga arbitrimi i Jarecit. Nje qytet i tere ne nje ze ka thene se : “Jareci eshte blerja me e shtrenjte e Dinamos”. Lojtaret e Beses flasin per rastet flagrante qe duhet te ndeshkoheshin me kartone ose duhet te jepeshin ne favor te tyre nga njeshi i bilbilit Shqiptar. “Pervec penalltise qe dha ne favorin tone qe ishte mese e merituar, Z.Jareci harroi te ndeshkonte me te kuq portierin Hoxha te Dinamos si lojtar te fundit dhe kjo do kishte ndikimin e saj ne loje, por ai duke pare nga pankina qe portieri i dyte ishte nje kalama e meshiroi duke mos e nxjerr kartonin e kuq ne kundershtim me rregulloren qe thote qe lojtari i fundit ndeshkohet me kete karton”, tregon nje gazetar Kavajas. “Ne favorin tone duhet te ishin dhene dhe dy penalti te tjera qe ishin neto, por sikur mos te mjaftonin keto arbitri anullon dhe golin e Pocit pa dhene asnje shpjegim. Goli i tij ishte mese i rregullt, por vetem Jareci e di arsyen e vertet pse e anulloi. Cdo aksion tonin ai e frenonte duke dhene faull ne menyre qe ti jepte kohe skuadres kundershtare te rregullohej mbrapa”, theksuan njezeri tre futbolliste te Beses te cilet nuk do te linin pa permendur edhe lidhjet historike te Jarecit me futbollin blu. “Mos harrojme qe arbitri nderkombetar Sokol Jareci bene stervitje ne kompleksin Dinamo. Sikur te mos mjaftoje kjo ai njihet si nje suportues i Dinamos “ne hije”, pasi familja e tij tradicionalisht ka patur lidhje me klubin blu. Le te shpresojme qe Jareci gjate stervitjes mos pesoje ndonje terheqje se do i fikte deren Dinamos ne arbitrimin e ndeshjeve kryesore”.
Altin Ngjela Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3830 |