HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ne fokus/ Më shumë se 10 mijë tifozë festojne titullin e Skënderbeut
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 14 Maj 2012 18:01   pdfShtypEmail

skenderbeu__ekip_kampionTitulli kampion për të dytin vit radhazi dhe për të tretën herë në histori, e ka kthyer Korçën në epiqendrën e festës gjatë ceremonisë së dorëzimit të trofeut. Në një koncert festiv në stadiumin “Skënderbeu”, presidenti i FSHF-së Armand Duka ka dhënë edhe medaljet për lojtarët kampionë të Kategorisë Superiore, si dhe trofeun e kampionatit të fituar vetëm në javën e fundit.

Më shumë se 10 mijë tifozë ishin të pranishëm brenda dhe jashtë impiantit jug-lindor të veshur me ngjyrat tradicionale të Skënderbeut, në një ceremoni që për nga mënyra e organizimit ishte perfekte. Festa e titullit kampion ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne, ku protagonistët e titullit kanë dalë edhe në qytet për të shfaqur me krenari trofeun.

Testi i radhës për Skënderbeun është më 17 Maj në stadiumin “Qemal Stafa” në finalen e kupës ndaj Tiranës dhe më pas pushimet e shkurtra do t’i lënë vend, aventurës në Ligën e Kampioneve.


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit