Ne fokus/ Kukesi feste madheshtore per ngjitjen ne Superiore | ||||
|
Me pas autokolona që është bashkuar me tifizët kosovarë që udhëtuan drejt Kukësit për të festuar, ka festuar nëpër qytet, për t’u ndalur në stadium për miqësoren me nënkampionët e Superligës, Teutën. Bashkia dhe presidenca e klubit ishtë përkujdesuar deri në detaje për festën, duke ftuar të gjithë ata futbollistë që ndër vite kanë dhënë kontributin e tyre për skuadrën. Në ceremoninë festive presidenti Ram Geci ka falenderuar gjithë Kukesin për mbështetjen. Ndërkohë, kryebashkiaku i qytetit, Hasan Halili dha lajmin e shumpritur se pikërisht në ditën e festës ishte çelur procesi i tenderimit për stadiumin e ri, një impiant që do të bashkëfinancihet nga Bashkia, qeveria dhe donatorët e klubit, duke bërë që në elitë Kukësi të luajë në fushën e tij. Skuadra e Kukësit është shpërblyer me 2.5 milionë lek të reja për ngjitjen në Superligë, por shifrat nuk janë asgjë përpara faktit se me rezultatin e regjistruar, kjo skuadër ka arritur të hyjë në histori. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3780 |