Tirana/ Hulian Rubio, edhe dy vjet bardheblu |
nga AlbaniaSoccer E shtunë, 02 Qershor 2012 16:08 |  |  |  | |
Dëshira e mirë për të vazhduar bashkëpunimin dhe një sfocro ekonomike nga të dyja palët duket se kanë bërë që historia e dashurisë së Tiranës me trajnerin Hulian Rubio Sançez të vazhdojë. Tekniku aktualisht ndodhet me pushime në Spanjë dhe pavarësisht se negociatat janë zhvilluar në distancë, vullneti i palëve për të krijuar një projekt fitues ka bërë që të arrihet akordi: Hulian Rubio do të vazhdojë punën në stolin bardheblu.
Sipas asaj që mësohet, tekniku do të firmosë kontratë 2 vjeçare, ndërsa rroga që ai do të përfitojë mund të shkojë në mbi 150 mijë euro në sezon. Për më tepër, 60-vjeçari do të jetë njeriu që përcakton se çfarë lojtarësh dëshiron të ketë në dispozicion.
Me akordin parimor të arritur, ish-lojtari i Seviljes dhe Barcelonës, që në karrierën 27-vjeçare si trajner, mes të tjerave ka punuar edhe në drejtimin e Seviljes dhe Albasetes në Spanjës, Hulian Rubio do të vazhdojë edhe disa ditë pushimet, përpara se të ulet në tryezë me administratorin e klubit Tirana, Salih Tagani për të hedhur piketat e ekipit të ri.
Edhe pse bardheblutë kanë ruajtur kontingjentin e sezonit të kaluar, koha nuk premton, sepse pas afro një muaji Tirana do të luajë në turet kualifikuese të Europa League dhe skuadra duhet përforëcuar, mbi të gjitha me afrimin e një fantazisti, por edhe të ruhet nga sulmet ndaj yjeve të saj.
Qëndrimi i Hulian Rubios është mbështetur gjatë gjithë kësaj periudhe nga yjet e skuadrës bardheblu, ndërsa tani objektivi kryesor i 24-herë kampionëve, që e mbyllën sezonin e kaluar me triumfet në Superkupë dhe Kupën e Shqipërisë, do të jetë fitimi i titullit kampion.
 |