HOT NEWS
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Europa League/ Tirana perball modesteve te Grevenmacher
nga AlbaniaSoccer   E martë, 26 Qershor 2012 13:25   pdfShtypEmail

Europa_LeagueShorti duket se ka qenë më bujar me Tiranën e cila do të ketë përballë ekipin nga Luksemburgu, Grevenmacher, skuadër që nuk ka asnjë titull kampion. Ndryshe nga bardheblutë shqiptare paraqitjet e Grevenmacher në europë janë jo fortë të mira. Ky ekip nuk ka mundur të kalojë asnjëherë raundin e parë pareleminator.

Në turin paraeleminator të Europa League, Flamurtari i Vlorë do të ndeshet me hungarezët e Budapest Honved skuadër kjo që e mbylli sezonin në vendin e katërt në kampinatin vendas. Dy sezone më parë hungarezët i dhanë fund aventurës europiane në raundin e tretë paraeleminator aty ku u mundën nga turqit e Fenerbahces.

Shorti i vështirë mund të quhet edhe për Teutën, nënkampionen e Shqipërisë e cila do të ndeshet me gjeorgjianët e Metalurgi Rustavi, skuadër kjo që sezonin e kaluar arriti deri në turin e tretë paraeleminatore të Europa League. Ndeshjet e para të skuadrave tona në Europa League do të luhen në Shqipëri në 5 korrik.


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit