HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 19 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Champions League/ Deklaratat e trajnerëve Levi e Kondash
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 18 Korrik 2012 20:58   pdfShtypEmail

stanislav_levySfida në Champions League ku Skënderbeu mposhti 1-0 hungarezët e Debreçenit, e madje mund të kishte shënuar edhe më tepër gola, ishte një fitore e trajneri Stanislav Levi përballë të gjithë opinionit.

Pavarësisht lojës shumë të mirë dhe fitores, drejtuesi i stolit korçar e ka një peng rastet e shumta të shpërdoruara nga futbollistët e tij.

“Nuk besoj se askush mund të dyshojë që kjo ishte një fitore e merituar, pasi e interpretuam shumë mirë lojën. Gjithsesi, mund të them se jam paksa i zhgënjyer nga mundësitë që nuk arritëm të finalizonim. Ishim shumë mirë të përgatitur në aspektin fizik dhe atë psikologjik dhe futbollistët meritojnë notën 10. Tashmë duhet të kemi kujdes për ndeshjen e kthimit, ku shpresojmë të marrim një rezultat që do të na japë kuliaifkimin”, vlerësoi ai.

Në anën tjetër, trajneri i Debreçenit, Elemer Kondash konfirmoi se lojtarët e tij u ndikuan nga emocionet gjatë ndeshjes, por beson se përmbysja është e mundshme në takimin e kthimit.

“Lojtarët kishin shumë emocione dhe kjo ndikoi në lojën tonë. Kjo ndeshje rezultoi po aq e fortë sa e kishim parashikuar. Tani duhet të mendojmë për takimin e kthimit, ku me lojtarët që do të kthehen në dispozicion të skuadrës jam i bindur se rezultati do të jetë në favorin tonë”, deklaroi Kondash.

Ndeshja e kthimit ndërmjet Skënderbeut dhe Debreçenit në turin e dytë kualifikues të Champions League do të luhet të martën e ardhshme, më 24 korrik, në orën 20:00.


busy
komente