Champions League/ Skënderbeu do kualifikimin |
nga AlbaniaSoccer E shtunë, 21 Korrik 2012 23:19 |  |  |  | |
Futbollistet e skuadrës se Skënderbeut besojnë te kualifikimi pavarësisht rezultatit te ngushte ne takimin e pare ndaj Debrecen dhe nuk sjelle siguri. Për kampionet e Shqipërisë kundërshtari i cili i ka nënvlerësuar ne ndeshjen e pare është shume i vështire por jo i pamundur për tu eliminuar. Ne sfidën e pare te vlefshme për turin e dy te Champions League Skenderbeu fitoi ne Korçe ndaj hungarezeve 1-0 me një gol te Plakut ne pjesën e dyte. Takimi i kthimit do te luhet te martën ne orën 20:00. Ne rast se do te kualifikohet skuadra korçare do te përballet ne turin e trete me fituesin e çiftit Bate Borisov – Vardar. Dy lojtare te Skenderbeut kane dalur sot ne konferenc per shtyp ku kane deklaruar :
Renato Arapi : “Do te jete shume me e veshtire nga ndeshja e pare per vete faktin qe kundershtari na ka nenvleresuar. Shpresoj qe secili prej nesh te jete ne maksimumin e tij”. Erbim Fagu : “Normalisht ka veshtiresite e veta pasi luajme ne fushen e tyre. Ne do te bejme lojen tone. Kemi avantazh qe kemi fituar ne ndeshjen e pare dhe jemi duke e pergatitur ndeshjen me se mire per te dalur me sukses”.
 |