HOT NEWS
E martë, 16 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Miqesore/ Flamurtari-Himara 5-1
nga AlbaniaSoccer   E diel, 05 Gusht 2012 16:43   pdfShtypEmail

flamurtari-teutaFlamurtari i drejtuar nga Shkelqim Muca ka fituar ne miqesoren e djeshme me modestet e Himares me rezultatin tenistik 5-1. Argjentinasi Soza ka shenuar golin e pare ne minuten e 23-te. Ne te 36-ten, dhe te 40-ten, ka qene sulmuesi Memelli qe ka shenuar dy gola te shpejt duke e ngritur rezultatin ne 3-0.

Pjesa e dyte fillon serish me Flamurtarin ne sulme. Vendasit duke perfituar dhe nga superioriteti i dukshem ndaj kundershtarit kane shenuar e dy here te tjera me ane te lojtarit te ri Nelaj ne minutat 51’ dhe 66’. Pas shenimit te pese golave vlonjatet kane leshuar shume ne lojen e tyre kjo dhe si pasoj e aktivizimit te lojtareve te rinje. Ne minuten e 70-te, Gjondeda ka shenuar golin e nderit per Himariotet.

Flamurtari: Koliqi, Rajoviç, Mici, Arbri, Lena, Telushi, Kuqi, Vukçeviç, Soza, Memelli, Pepa

U aktivizuan: Xhelili, Boraku, Bregu, Nelaj, Qejvani, Idrizi, Xhelili, Bisha

Trajner: Shkelqim Muça

Himara: Bifsha, Mehmeti, Qëndro, Banushi, Imeraj, Hoxha, Xhani, Skënderaj, Dule, Idrizi, Hyso

U aktivizuan: Gjondeda, Loshi, Dine, Myftari

Trajner: Roland Nenaj

Golat: Soza 23′, Memelli 36′, 40′, Nelaj 51′, 66′/ Gjondeda 70′

Gjyqtare: E.Llapra, R.Malaj, E.Pulaj (Vlorë)


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit