Skenderbeu/ Jean Paul Kielo Lezi, lojtari kongolez qe do te zevendesoj Muzaken | ||||
|
Ka mberritur sot ne Shqiperi ish mesfushori i Beverenit sezonin e fundit Jean Paul Kielo Lezi. Ne oret e para te mengjesit i shoqeruar dhe nga agjenti i tij i FIFA-s, Mario Cenolli ata kane qene ne Resortin Tropikal, qe eshte dhe biznes i presidentit te ri te Skenderbeut, Ardian Take. “Do te nisemi pas pak ne drejtim te korces ku dhe pasdite do te luhet nje ndeshje miqesore dhe Jean Paul Kielo Lezi, do te jete prezent duke bere prezantimin e pare me ekipin e Skenderbeut si dhe me shoket e trajnerin. Besoj qe gjithcka do te mbyllet me sukses persa i perket anes financiare dhe jam i sigurt qe mesfushori kongolez do te bej diferencen dhe do te ndihmoj Skenderbeun te fitoj titullin kampione per te tretin vite rradhazi”, perfundoi Mario Cenolli, agjente i FIFA-s. Jean Paul Kielo Lezi ne prononcimin e tij te pare per nje media shqiptare deklaroi per Albaniasoccer.com se : “Eshte nje sfide e re dhe mua gjithmon me kane pelqyer sfidat. Di qe ekipi i Skenderbeut eshte kampioni ne fuqi i Shqiperise, cka tregon qe ne kete ekip ka lojtar te mire. Kam degjuar qe ka nje tifozeri te mrekullueshme qe e mbeshtesin ekipin e tyre fuqishem. Une do te jap me te miren time per ekipin e Skenderbeut duke i ndihmuar per te fituar titullin kampion per te tretin vite rradhazi”. Kush eshte Jean Paul Kielo Lezi ? Jean Paul Kielo Lezi, eshtë një mesfushor krahu, me nënshtetësi kongoleze, që sezonin e fundit ka luajtur në Belgjikë me Beverenin. Ai është 28-vjeç dhe 177-cm i gjatë. Mesfushori kongolez, sezonin 2005-2006, ka qenë pjesë e Lokerenit në Belgjikë, për të kaluar më pas te FC Brussels dhe së fundi te Bevereni po në Belgjikë. Klevis Bejkolli Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3554 |