Tirana/ Rubio ? Vendos kryetar Basha ! |
nga AlbaniaSoccer E diel, 19 Gusht 2012 06:32 |  |  |  | |
Një përgjigje pritet nga kreu më i lartë i institucionit për fatin e trajnerit të skuadrës së futbollit. Bordi drejtues i klubit të Tiranës nuk di ç’të bëjë me spanjollin Hulian Rubio Sançez, ndërsa një ngërç ndodhet mes dy palëve dhe nuk lejon nënshkrimin e kontratës 2-vjeçare. Problemi më i madh duket se është refuzimi i Rubio Sançezit për të pranuar një kusht të vënë nga klubi: Fito titullin kampion që të fitosh shpërblimin financiar të plotë që kërkon. Spanjolli nuk ka ngurruar të hedhë dyshime për nivelin e pastërtisë në kampionatin shqiptar, gjë që mund të minojë punën e tij. Ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë, ndërsa Tirana po përgatitet për finalen e Superkupës ndaj Skënderbeut që do ta luajë nesër në orën 19:00 në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”. Diçka mund të merret vesh nga konferenca e shtypit që vetë trajneri do të mbajë sot në orën 17:30, por ekziston mundësia që Rubio të përqëndrohet vetëm tek Superkupa dhe të anashkalojë çështjen e kontratës. Ndërkaq pritet ç’do të thotë kryebashkiaku Basha, por kjo varet edhe nga ajo që do t’i kërkojë atij bordi drejtues i klubit të futbollit.
 |