HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 22 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Disiplina/ Tomorri dhe Vllaznia te ndeshkuarit e pare te Superliges
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 30 Gusht 2012 07:24   pdfShtypEmail

dhuna-stadiumTomorri i Beratit do të duhet të luajë 4 ndeshje në fushën e tij, por pa praninë e tifozëve. Kjo, pas vendimit të Komisionit të Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe ndëshkimi erdhi për shkak të sendeve të forta që u hodhën në fushë nga tifozët në ndeshjen ndaj Tiranës.
Gjithçka ndodhi në minutat e fundit të takimit, kur gjakrat u nxehën pasi edhe futbollistët u acaruan me njëri-tjetrin në fushën e stadiumit. Një nga protagonistët e sherrit ishte futbollisti i Tiranës, Renaldo Kalari, i cili u pezullua për 5-ndeshje për shkak të kësaj sjelljeje. Tirana e kishte pezulluar për 4-takime lojtarin e saj për këtë arsye. Bardheblut fituan në Berat 1-0 me golin e shënuar me penallti nga Klodian Duro në pjesën e parë.

Një dënim, veçse më i lehtë, për Vllazninë e Shkodrës. Klubi shkodran u dënua që ekipi i tij ta luajë një ndeshje pa spektatorë në stadiumin “Loro Boriçi”. Kjo për shkak të hedhjes së sendeve të forta në fushë nga një pjesë e tifozëve, gjë që solli edhe ndërprerje të përkohëshme të ndeshjes ndaj Skënderbeut. Skuadra korçare e fitoi atë ndeshje me rezultatin 3-1, ndërsa këto përballje ishin të gjitha të vlefshme për javën e parë të Superligës.


busy
komente