HOT NEWS
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Trajneret/ Cungu : Po nuk shenove nuk fiton, Duro : Barazimi rezultati me i drejte
nga AlbaniaSoccer   E diel, 02 Shtator 2012 08:09   pdfShtypEmail

Shpetim_DuroArmando Cungu (Kukesi) : Ne dominuam, por nuk arritem te shenonim. Nese nuk shenon nuk fiton. Deshira jone ishte e madhe dhe beme shume loje, por na mungoj finalizimi. Normale qe kisha emocione kunder Vllaznise, por un jam tek Kukesi dhe ai eshte ekipi im i zemres per momentin. Ekipi po permiresohet nga ndeshja ne ndeshje. Rritja do te vazhdoj dhe ishalla do te na ndihmoj dhe fati qe na ka munguar ne keto dy ndeshje. Sidomos mesi i fushes ishte reparti me pozitiv i joni, por loja e mesfushes nuk u finalizua.

Shpetim Duro (Vllaznia) : Jam i kenaqur ne pergjithsi. Ndeshja mund te fitohej, por edhe mund te humbej. Per ne eshte nje pike e rendesishme pas presionit qe kishim si rrjedhoje e humbjes se pare. Barazimi ishte rezultati me i drejte. Mos te harrojme qe Kukesi ne gjirin e vet ka shume lojtare te mire edhe me eksperience. Une mendoj se duhet shume mund dhe djerse sepse nuk ka ekipe te lehta. Ndeshjet e ardhshme jane shume te rendesishme dhe duhet ti fitojme sesbene, por pa i nenvleftesuar kundershtaret. Nuk jam shume i kenaqur me disa blerje, por keto ishin mundesite dhe ne do te bejme me te miren me kete ekip. Ne synojme kupat e europes sepse Vllaznia eshte ekip i ri i formuar nga e para edhe pa shpenzuar shume si disa ekipe te tjera. Rikthimi ne kupat e europes do te ishte shume pozitive per ne.

Kel Naraci


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit