Teuta kërkon pasardhësin e Likës | ||||
|
“Fatura” për zhgënjimin e Teutës i është adresuar e gjitha teknikut Lika, që gjatë sezonit të kaluar e udhëhoqi skuadrën drejt vendit të dytë, ku deri në javët e fundit “djemtë e detit” ëndërronin të fitonin titullin. Tashmë kanë nisur të qarkullojnë edhe alternativat për stolin e bregdetarëve. Në “pole” duket se janë Sulejman Starova dhe Gugash Magani. Starova, që aktualisht është drejtor sportiv i Kukësit, e njeh mirë ambientin pasi vetëm pak muaj më parë mbante të njëjtin rol në Durrës. Ndërsa Magani drejton Shkumbinin, megjithatë ai pëlqehet për metodat e punës dhe grintën që i transmeton skuadrës. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3233 |