Miqesore / Flamurtari-Sevilja 1-2 | ||||
|
Sevilja e ka fituar miqesoren e luajtur me skuadren e Flamurtarit, te organizuar me ndermejetesine e ish trajnerit te Seviljes Julian Rubio, aktualisht trajner I Flamurtarit me rezultatin 2-1 duke dominuar plotesisht lojen ne te gjitha drejtimet pas shenimit te golit te pare te realizuar nga Gjergj Muzaka ne minuten e 10-te. Miqesorja e fundit e Seviljes per veren e ketij viti, perpara takimit me Real Madrid ne fundjaven e ardhshme, u fillua ashtu sic pritej prej skuadres se Flamurtarit, me presion qe fale edhe gabimeve ne mbrojtje te Kongdobias i dha mundesi Muzakes te shenoje. Trajneri Michel, i cili kishte hedhur ne fushe qe nga minuta e pare Negreton e rikuperuar nga demtimi shtoi presionin per te arritur golin e barazimit. Ish mesfushori i Real Madrid dhe perfaqesueses Spanjolle - i cili ka luajtur disa here ndaj kombetares se Shqiperise gjate viteve 80-te, e ndjeu dobesine e skuadres se Flamurtarit ne aspektin fizik dhe me pak presion nga lojtaret e tij barazoi rezultatin e ndeshjes pas çerek ore lojë. Sevilja pas kombinacioneve te bukura midis Lunas dhe Campanas, te shoqeruara me nje nderhyrrje te parregullt te Bratic brenda zones I dha mundesine Negretos qe te barazoi rezultatin nga pika e bardhe. Me pas loja vazhdoi te ishte e zbehte dhe pa shume raste, e mbipopulluar ne mesfushe me aksione te shkeputura dhe pa rrezikshmeri prej te dyja skuadrave. Me fillimin e pjeses se dyte, pese ndryshimet e kryera nga trajneri Michel i dhane shume freski lojes se skuadres se tij qe dominoi totalisht, duke shenuar qe ne fillim te pjese se dyte me ane te Manu. Pas ketij goli, trajneri Michel dhe Rubio hodhen ne fushe edhe lojtare te tjere per te provuar ndryshime ne ritmin e lojes, por pa sukses. Sevilla fitoi me merite kete miqesore luksi ndaj Flamurtarit 2-1 E diel, 9 Shtator 2012 – Stadiumi Kombetar “Qemal Stafa”, Tirane – Ora 18.30 lokale Flamurtari – Xhelilaj (Koliqi 46’) - P.Arbri (Bishaj), Rajovic, Pezo, Mici – Kuqi (Bregu), Bratic, Muzaka, Lena (Nelaj ) – Soza (Telushi), Pepa – Trajner: J.Rubio Sevilja- Palop (Diego López, 46’)- Coke, Cala, Botía (Bernardo, 46’), Fernando Navarro (Cicinho, 46’)- Maduro (Javi Hervás, 46’), Campaña, Kondogbia- Trochowski (Juanfran, 60’), Negredo (Babá, 60’) Luna (Manu del Moral, 46’) – Trajner: Michel Gjyqtar: Bardhyl Pashaj (Shqiperi) Shenues: Muzaka 8’/ Negreto (p) 15’, Manu 50’ Nga Stadiumi "Qemal Stafa" Tirane Klevis Bejkolli Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3497 |