HOT NEWS
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Bylisi/ Kapllanaj : Plaku goditi me dashje Adebayon, Cana : Kemi veshtiresi te shenojme
nga AlbaniaSoccer   E diel, 16 Shtator 2012 00:19   pdfShtypEmail

agim_canaBesnik Kapllanaj (President i Bylisit) : Marrim shume komplimenta, por kemi teper pak pike per pretendimet tona. Kemi ndertuar ekip per vendet e para e jo te fundit. Eshte rasti i dyte qe Plaku ka probleme me ekipin tone. Frasherit i pate rene me koke. Per mua Plaku i ra brryl me dashje Adebayos se po e shihja me kujdes aksionin. Nuk me duhet te shikoj moviolen fare sepse e pashe mire. Ne kemi bere investime te rendesishme duke pare qe kemi portjerin e shpresave, kapitenin e shpresave te maqedonise dhe disa lojtar te rinje afrikan dhe jo vetem dhe shpresojme qe rezultatet te jene me te mire se keto.

Agim Cana (Trajner i Bylisit) : Duke pare ne teresi ndeshjen jam i kenaqur jo per piken, por per lojen. Luajtem ne fushe asnjeanese dhe kunder kampioneve ne fuqi. Per me teper luajtem me 10 lojtar dhe ne trysni psikologjike sidomos per lojtaret me ngjyre qe ishin ne makth per shokun e tyre. Goli i anulluar ne pjesen e pare na prishi pune, por zdua te them qe ndeshja u vendos nga arbitri. Te tre golat qe kemi pesuar kane qene gabime individuale dhe po mundohemi ti korigjojme. Ne kemi edhe veshtiresi te shenojme sepse nuk i shfrytezojme rastet qe krijojme. Shpresojme qe te permiresohemi edhe me kthimin ne fushen tone.

Kel Naraci


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit