“Tragjedi” shkodrane ne Loro Boriçi | ||||
|
Nje humbje e pabesueshme e shkodraneve sot perballe Beses. Nese ndeshja filloj nen diktatin e Beses, pjesa e dyte ishte krejt ndryshe te pakten deri ne minutat shtese. Goli teper i shpejt i kavajasve i ardhur ne sekondat e para te ndeshjes u duk sikur do te hapte rrugen per verdhezinjte per nje fitore te lehte ne Shkoder. Pjesa e pare u mbyll me Besen ne avantazh me golin e Xhafes. Me fillimin e pjeses se dyte u pa qe dicka kishte ndryshuar ne radhet e kuqebluve, te pakten ne aspektin psikologjik. Ekipi shkodran filloj sulmet e nje pas njeshme ne drejtim te portes te mbrojtur nga Shehi. Goli i barazim erdhi nga nje aksion personal i te riut Bala qe sherbeu per kapitenin Sinani i cili u gjend i vetem prane portes dhe nuk kishte si te gabonte. Ne minuten e 55-se rezultati barazohet ne 1-1. Goli i barazimit i dha edhe me teper shtytje lojes shkodrane. Dhe ne minuten 73-te do te jete Sinani ai qe asiston per te riun Bala dhe Vllaznia permbyse gjithcka. Kur u mendua se Vllaznia po arrinte nje fitore shume te rendesishme ekipi u terhoq pak si teper duke i lene hapesira kundershtareve. Nje gabim i pafalshem ky per trajnerin Luci. Arbitri kryesor Lorenc Jemini dha 4-ter minuta shtese dhe pikerisht ne te fundit erdhi goli i barazimit kavajas me ane te Cikalleshit i futur ne loje si zevendesues. Me kete gol mendohej se ndeshja mbaroi ne nje barazim 2-2, por cuditerisht arbitri Jemini nuk mendoj keshtu dhe vazhdoj lojen deri ne minten 98-te ne menyre teper te cuditshme. Ky ishte nje veprimin teper i i pakuptimt i arbitrit kur dha shtese mbi shtesen. Dhe pikerisht ne minuten e shtate shtese erdhi goli i fitores per ekipin kavajas me ane te mbrojtesit Leci. Keto gjera mund te ndodhin vetem ne kampionatin shqiptar qe ndeshja te shtyhet pa kuptim 3-4 minuta tej shteses se dhene.
Kel Naraci Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4053 |