Kategoria Superiore/ Besa-Flamurtari 1-0 | ||||
|
Duhet një analizë e stërgjatë të shpjegosh Flamurtarin e këtij viti. Një skuadër e ndërtuar me shifra të frikshme eurosh dhe me një synim të qartë: fitorja e titullit kampion për 100 vjetorin e Pavarësisë! Por, megjithëse mund të duket një çudi, tashmë ekipit vlonjat do t’i duhet t’i bëjë mirë llogaritë edhe me rënien nga kategoria. Me 6 pikë në 7 ndeshje, ecuria është ajo e një skuadre që duhet të luftojë për të qëndruar në radhët e më të mirëve, pasi titulli kampion mund të quhet utopi. Dje, në Kavajë, skuadra e drejtuar nga Hulian Rubio Sançez ka pësuar disfatën e radhës, duke dhuruar një tjetër paraqitje katastrofë. Duket se asgjë nuk funksionon në Flamurtarin e ndërtuar nga Shkëlqim Muça dhe që drejtohet nga ish-trajneri i Tiranës. Memelli në sulm duket i një planeti tjetër në krahasim me atë që shënonte gola pafund me fanelën e Tiranës, Muzaka duket si mish i huaj, ndërsa Veliu në mbrojtje duket se nuk ka shumë lidhje me atë të sezoneve të shkuara. Shto këtu edhe Rubion, një trajner i marrë për të zëvendësuar Muçën me rrogën faraonike të 130 mijë eurove, por që ngjan me hijen e atij që një vit më parë arriti të fitonte zemrat e tifozëve të Tiranës e ndoshta dhe më tepër. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3773 |