Kategoria Superiore/ Tirana ndalet nga Kastrioti, Laci fiton 1-0 ndaj Apolonise | ||||
|
Tirana ka bërë një tjetër hap fals në fushën e saj në Superligën shqiptare të futbollit. Bardheblutë u ndalën në “Qemal Stafa” nga Kastrioti i Krujës në një përballje që përfundoi pa gola, pra 0-0. Sidomos pjesa e parë e ndeshjes ishte shumë e zbehtë dhe ekipi i trajnerit Lekbello u kujtua të luante vetëm në 20-minutat e fundit. Rastet nuk munguan për të dyja palët, me Tiranën që goditi shtyllën dhe provoi më shumë drejt portës krutane, por edhe me një Kastriot që rrezikoi seriozisht në fund dhe që mund ta kishte shënuar golin e fitores. Ky barazim bën që Tirana të mbetet në kuotën e 13 pikëve pas 7 javëve, sasi pikësh që nuk i ngroh tifozët e saj. Në Berat pati më shumë emocione, pasi pati 4 gola. Tomori e Vllaznia barazuan 2-2 dhe më të humburit në këtë përballje dolën shkodranët pasi kryesuan 2-0 jashtë fushe. Sulmuesi Vilfor Hysa shënoi që në minutën e parë për skuadrën mike, ndërsa në vazhdim lufta ishte e ashpër në një terren mjaft të përshtatshëm për futboll. Në fillim të pjesës së dytë Vllaznia shënoi edhe golin e dytë me anë të kapitenit Smajli që ekzekutoi saktë një 11-metërsh të dhënë në favor të ekipit të tij. Tomori arriti të shkurtonte diferencën shumë shpejt, që në minutën e 51-të duke pasur shpresë për barazimin. Autor i golit ishte Ofoje, ndërsa në vazhdim presioni i vendasve ishte i madh, por goli erdhi tepër vonë. Vetëm në minutën e parë shtesë Hysko arriti ta dërgonte topin në rrjetë. Laçi fitoi 1-0 ndaj Apolonisë në fushën e tij. Ky sukses u arrit falë golit të shënuar nga i zakonshmi Emurllai 3-minuta para fundit të pjesës së parë. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3441 |