Tirana/ Artur Lekbello jep doreheqjen |
nga AlbaniaSoccer E martë, 30 Tetor 2012 07:30 |  |  |  | |
Artur Lekbello ka dhëne dorëheqjen si trajner i Tiranes. Rezultatet e dobëta te bardhebluve ne ndeshjet e fundit kane bere qe tekniku qe e mori këtë detyre pak me shume se një muaj me pare, te heqë dore nga projekti për drejtimin e kampioneve te Shqipërisë për 24 here. Lekbello erdhi nga Greqia, ne mes te muajit shtator për te marre ne dore frenat e ekipit kryeqytetas, por misioni i tij nuk ishte jetëgjate. Duket se humbja poshtëruese 4 me 0 ne ndeshjen e kupës me Kukesin pak dite me pare, por edhe disfata e hidhur me kampionet e Skënderbeut këtë te shtune ne kampionat, janë bere shkak për largimin e trajnerit. Bordi drejtues i tiranes ka vendosur qe drejtori teknik i bardhebluve, Alban Tafaj, te jete trajner i ri i skuadrës. Lekbello është trajneri i nënte i kampionatit shqiptar i larguar këtë sezon. Një dite me pare, Nevil Dede u largua nga drejtimi i Luftëtarit te Gjirokastrës.
 |