Kategoria Superiore/ 11 trajnerë të larguar | ||||
|
![]() Gjika ka vendosur të largohet nga ekipi fierak pas ecurisë së dobët të skuadrës dhe faktit që në fund të tunelit duket se askush nuk po sheh dritë, për gjetjen e një zgjidhje dhe për të rritur shanset që skuadra të mbijetojë në elitë. Tekniku e la Apolonisë në vendin e parafundit në renditje, ndërsa barazimi 2-2 në shtëpi me Tomorin duket se solli edhe vendimin ekstrem. Bardhejeshilët nuk kanë fituar asnjë ndeshje në këtë kampionat, ndërsa hapi fals me rivalët direkt e bindi trajnerin se skuadra nuk ka shpresa të qëndrojë mes më të mirëve. Dorëheqja e Gjokës ka bërë që ai të jetë trajneri i 11-të që largohet nga pankinat e Superligës. Këtu llogariten edhe ata që kanë qenë teknikë të përkohëshëm si Ylber Zani te Laçi, apo Alban Tafaji te Tirana, edhe sepse ky i fundit u mandatua me të drejta të plota në stolin bardheblu. Në total, ndryshimet e 11 trajnerëve janë bërë në stolat e shtatë skuadrave, pra në gjysmën e ekipeve që konkurrojnë në Superligë. Tirana dhe Laçi mbajnë rekordin me tre emra të ndryshuar deri sa u arrit te teknikët aktualë, Tafaji e Shehu. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3525 |