HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 22 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Disiplina/ Besa dënohet me 6 ndeshje në fushë asnjëanëse
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 08 Nentor 2012 20:46   pdfShtypEmail
besa_logoBesa e paguan shtrenjtë faturën e marrjes me çdo kusht të një rezultati përballë Skënderbeut. Kavajasit arritën të barazonin 1-1 në shtëpi përballë kampionëve në fuqi, në një sfidë mjaft të tensionuar si në fushë ashtu edhe në tribuna, ndërsa në mënyrë të paevitueshme vijnë edhe ndëshkimet për skuadrën verdhezi.

Prej sendeve të forta të hedhura në fushën e lojës, që shkaktuan ndërprerjen përfundimtare të lojës, si edhe prej ofendimeve të spektatorëve, Komisioni i Disiplinës e ka ndëshkuar Besën me ndalimin e zhvillimit të gjashtë ndeshjeve në fushën e saj.


Kjo do të thotë që kavajasit do të jenë të detyruar të luajnë në fushë asnjëanëse dhe sipas kalendarit verdhezinjtë nuk do të kthehen në stadiumin “Besa” deri më 16 mars të vitit 2013. Megjithatë, prej hapësirave që ekzistojnë në rregulloren e futbollit shqiptar, efektivisht dënimi mund të shlyhet me zhvillimin e tre ndeshjeve në fushë asnjëanëse, ndërsa gjysma e mbetur e tij mund të konvertohet në gjobë financiare.


Nëse kjo do të ndodhë, atëherë Besa do të ketë mundësi të luajë në shtëpi prej datës 23 shkurt, në sfidën përballë Shkumbinit. Dënimi i penalizon kavajasit që aktualisht renditen në vendin e dytë në Superligë, me 15 pikë, 6 më pak se Skënderbeu.


Dënimi ndaj Besës merr përmasa edhe më të mëdha prej pezullimit të trajnerit Ilir Daja. Drejtuesi i stolit verdhezi është skualifikuar për dy ndeshje dhe u gjobit me 100 mijë lekë të rinj për protestat dhe ofendimet ndaj zyrtarëve të ndeshjes.



busy
komente