HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 22 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Skenderbeu fiton ne kalane e Krujes
nga AlbaniaSoccer   E diel, 18 Nentor 2012 20:13   pdfShtypEmail

skenderbeu_goolSi dikur të mëdhenjtë e këtij vendi si Tirana, Partizani apo Dinamo, skuadra që kalonin si rul mbi kampionatin shqiptar dhe fitonin 3 pikësh pas 3 pikëshi. Kështu është sot Skënderbeu i Korçës, kampion e kryesues, që fitoi 2-1 në Krujë ndaj Kastriotit. Bardhekuqtë mbeten ende të pathyer këtë edicion të Superligës me 7-fitore e vetëm 3 barazime dhe duke kryesuar pa kokëçarje, ndonëse në prag është sfida e shtyrë ndaj Flamurtarit në Korçë.

Edhe në qytetin e Heroit Kombëtar, kampionët e nderuan emrin Skënderbe duke shënuar menjëherë me anë të sulmuesit Tomiç, ndërsa goli i dytë erdhi në 20-minutat e fundit të pjesës së dytë. Realizues ishte një tjetër sulmues, Sebino Plaku. Vendasit arritën vetëm “të ndukin” skuadrën mike me golin e Sykajt, por presioni përmbyllës nuk solli barazimin. Skënderbeu vazhdon të komandojë i qetë Superligën me 24 pikë.

“Qemal Stafa” që po jep shpirt është kthyer në fushë me fat për Tiranën, që dalë nga dalë, po ngrihet në këmbë dhe po shëron plagët. Loja ende nuk bind, por nuk mund të thuash se fitorja 2-0 ndaj Apolonisë nuk ishte e merituar. Veçse, u desh të pritej jo pak, përtej një ore lojë derisa Lika e Çota të shënonin golat e suksesit. Bardheblutë kanë kapërcyer tashmë Kukësin dhe janë vetëm 1-pikë prapa Teutës së vendit të dytë. A e mendonit këtë gjë kur Artur Lekbello u largua nga stoli? Vështirë.

Më tej, e diela solli dy barazime, njërin në Durrës që ishte kthyer në shtëpi e Besës dhe tjetrin në Peqin. Kavajasit dhe shkodranët e Vllaznisë “neutralizuan” njëri-tjetrin duke prodhuar një rezultat aspak frymëzues, 0-0.

Në fushën e Shkumbinit, Laçi ishte shumë afër fitores. Për kurbinasit shënoi Bilibashi pas 100 sekondash lojë, por pikërisht në fund Mustafaj ia hoqi nga duart 2 pikë. Peqinasit mbeten me shpresë të kacavirren më lart në renditje, por për momentin janë keq dhe problemi është se po humbasin pikë edhe në fushën e tyre.

Pas javës së 11-të kryeson Skënderbeu me 24-pikë, Teuta ka 20, Tirana 19 ndërsa Kukësi e Laçi kanë nga 18 pikë.


busy
komente