Tirana/ Lojtaret bardheblu bojkot për pagat | ||||
|
Kriza e rende financiare te klubi i futbollit Tirana ka sjelle edhe bojkotin e pare te lojtareve te cilët kane dale me 30 minuta vonese ne stërvitje, duke protestuar per rrogat e papaguara. Futbollisti Julian Ahmataj, ka deklaruar se qe nga muaji gusht lojtaret kane marre vetëm nje rroge ndërsa nuk janë shlyer akoma dhe dy premiot e premtuara. Një fakt i tillë është vërejtur dje para seancës stërvitore, ku një pjesë e mirë e lojtarëve, kryesisht ata që nuk u aktivizuan në ndeshjen e së dielës ndaj Apolonisë, i kanë kërkuar shpjegime trajnerit dhe njëkohësisht shefit të klubit, Alban Tafajit. Lojtarët i kanë komunikuar këtij të fundit se, sikundër klubi është gjithnjë kërkues ndaj tyre në fushën e lojës, edhe ata dëshirojnë që drejtuesit të bëjnë me ata të njëjtën gjë, për sa i përket pjesës financiare. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3521 |