HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 19 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Flamurtari/ Spanjolli, Hulian Rubio shkarkohet për mos arritje të objektivave
nga AlbaniaSoccer   E martë, 11 Dhjetor 2012 15:28   pdfShtypEmail

rubio_sanchezVetëm dy muaj punë. Mori drejtimin e një skuadre që nuk e ndërtoi vetë dhe shkarkohet nga detyra për rezultate të dobta.

Në këtë aventurë të shkurtër Hulian Rubio la gjurmë në Vlorë vetëm për rrogën 13 mijë euro në muaj që përfitonte. Ai ishte trajneri më i paguar në futbollin shqiptar, por rezultatet nuk e justifikuan investimin.

Rrugët e Flamurtarit dhe spanjollit janë ndarë zyrtarisht. Fatale për fatet e drejtuesit të stolit rezultoi humbja në ndeshjen e parë në grupet çerekfinale të Kupës, me Bylisin.

Pas zhgënjimit në Superligë, kuqezinjtë kanë kompromentuar ecurinë e tyre edhe në trofeun e vetëm ku synojnë të fitojnë. 

Mallakastriotët janë “macja e zezë” e trajnerëve të Flamurtarit, pasi 3 muaj më parë rezultati me këtë kundërshtar i kushtoi vendin edhe Shkëlqim Muçës.

Rubio largohet pa asnjë falënderim, vetëm me një deklaratë për shtyp, ku theksohej se nuk u arritën objektivat e përcaktuara nga trajneri.

Drejtuesit e klubit do të zhvillojë një analizë, ku nuk përjashtohen masat edhe ndaj disa lojtarëve, madje priten largime nga skuadra.


busy
komente