Artan Bushati është trajneri i ri i Vllaznisë. Ish-trajneri i skuadrës kombëtare U21 do të drejtojë shkodranët për 18-muajt e ardhshëm. Ai zëvendëson në këtë post Shpëtim Duron, i larguar për shkak të paraqitjes së dobët të skuadrës në këtë sezon. Aktualisht Vllaznia ndodhet në vendin e tetë në klasifikimin e Superligës me 17-pikë, 16-pikë më pak se sa Skëndërbeu kryesues, ndërkohë që nga Kupa u eleminua nga Shkumbini i Peqinit para fazës së grupeve. Kjo nuk është hera e parë që Bushati drejton një skuadër të Superligës. Më parë ai ka drejtuar skuadrën e Elbasanit me të cilën siguroi titullin e nënkampionit, një vit para se elbasanasit të shpalleshin kampionë.
 |