Vllaznia/ Agron Çela, prezantohet zyrtarisht si president i Vllaznisë | ||||
|
Këshilli Bashkiak i Shkodrës e votoi dhe ai është zyrtarisht President i Vllaznisë. Diçka që Agron Çela e donte me shpirt dhe me ndjenjë. Nuk është hera e parë që e provon këtë detyrë. Në 2003, pasi i ndjeri Myftar Çela humbi jetën, ai ishte në grupin e biznesmenëve që morën përsipër barrën financiare. Pas shumë muajsh si shoqëri aksionere me ortak të vetëm bashkinë, pushteti vendor vendosi ndryshimin për rezultate të tjera. Agron Çela nuk thotë titull, por nuk është larg. Periudha e shitblerjeve merr fund bashkë me janarin. A do të marrë përforcime të tjera Vllaznia? Këtë fundjavë nis kupa, por Vllaznia pret Superligën me synimin për të kapur një vagon në trenin që të çon në Europë. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3617 |