HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 22 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Dhuna në Kavajë nuk ishte rasti i parë i futbollit shqiptar
nga AlbaniaSoccer   E martë, 12 Mars 2013 13:02   pdfShtypEmail

dhuna-stadiumNuk ishte rasti i parë i dhunës në futbollin shqiptar, ai që ndodhi këtë të diel në stadiumin “Besa” të Kavajës. Përpara goditjes së trajnerit të Tiranës, Nevil Dede, nga kryebashkiaku Roshi, ka pasur edhe episode të tjerë, të ngjashëm me të apo edhe më të rëndë me një gjeografi të zgjeruar.

Kryebashkiaku i Gramshit hyri në fushë me makinë të shtunën, i pakënaqur me gjykimin. Vetë Besa pati një rast pak javë më parë, për shkak të të cilit u pezullua fusha me disa javë.

Në dhjetor të 2011, dy herë u sulmuan gjyqtarët, së pari në Laç me përfshirje të presidentit Pashk Laska ku objekt ishte arbitri Jemini. Më pas, në Pogradec, në ndeshjen ndaj Teutës u sulmua gjyqtari Jorgji gjithashtu nga zyrtarë.

Më maj 2012, deputeti Sula u akuzua që shtiu me armë në mjediset e stadiumit të Peqinit, diçka që ai e kundërshtoi, por Federata dënoi me -6 pikë Shkumbinin dhe me humbje të ndeshjes ndaj Flamurtarit.

Në shkurt të 2008-ës, Tepelena u përjashtua nga kampionati për dhunë ndaj gjyqtarëve në ndeshjen ndaj Pogradecit, po ashtu Butrinti e Tërbuni u përjashtuan nga edicioni dhe u ulën një kategori sezonin pasardhës.

Në Librazhd, gjyqtari Arben Pregja u godit me sende të forta dhe rrezikoi jetën në ndeshjen Sopoti-Naftëtari, ndërsa në 2006-ën pati 3 episode të rënda.

Në Burrel, në nëntor, zyrtari i Federatës, Sulejman Mema, thuajse humbi jetën i sulmuar në ndeshjen ndaj Erzenit. Po atë muaj, ish-kryebashkiaku Zotka u akuzua që ushtroi dhunë në ndeshjen ndaj Bylisit, ndërsa ngjarje të rënda pati edhe në fushën e Gramozit, madje edhe në Flamurtari-Teuta.


busy
komente