Tirana/ Skuadra e motivuar per ndeshjen e rradhes | ||||
|
Futbollistët e Tiranës, të shoqëruar nga grinta e timonjerit të tyre, Nevil Dedes, kanë nisur përgatitjet për ndeshjen ndaj Flamurtarit, në kuadër të javës së 19-të të Superligës Shqiptare të futbollit.Në stërvitje, edhe pse tensioni lidhur me konfliktin e ndodhur në fundjavën e shkuar, ende lexohej në sytë e futbollistëve, lojtarët punuan fort, madje në një mini ndeshje të zhvilluar në fund të stërvitjes disa prej tyre realizuan dhe ndërhyrje deri diku të rrezikshme ndaj njëri tjetrit, duke marrë dhe vërejtje nga tekniku i tyre, i cili në fund të stërvitjes pohoi se ishte i kënaqur nga performanca e skuadrës në stërvitje, pasi lojtarët kanë treguar grintë, dëshirë dhe motivim të lartë.Pakënaqësit e trajnerit Dede ishin në drejtim të sulmuesit nigerian, me pashaporte franceze Herbi Fortunat, i cili mbërriti në merkaton e janarit në klubin kryeqytetas. Edhe pse Dede u tregua i rezervuar me median sa i takon deklaratave lidhur me sulmuesin, gjatë stërvitjes u pa qartë se Fortunat nuk ishte në formën e duhur, gabonte para portës, nuk realizonet detyrën, siç ja kërkonte trajneri dhe shpesh herë argumentonte me teknikun Dede për mënyrën e qasjses së lojës së tij në sulm. Por, pavarsisht këtij argumentimi konstruktivë, Fortunat nën zë bëri të ditur se ishte i etur për të shënuar dhe shpresonte se në ndeshjen e radhës ndaj kuq e zinjve vlonjate të gjente rrugën e rrjetës. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3338 |