HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Nevil Dede: Nuk dua pike ne tavoline
nga Albaniassocer   E martë, 12 Mars 2013 21:22   pdfShtypEmail
nevil_dede_1Nevil Dede, Trajneri i Klubit të Futbollit Tirana, në një prononcim për shtyp ka kërkuar të sheshoj zërat lidhur me tensionin e hasur në Kavajë fundjavën e shkuar, në ndeshjen Besa-Tirana e vlefshme për javën e 19-të të Superligës.“Klubi i futbollit Tirana nuk e ka në moral dhe në traditë të kërkojë pikët e ndeshjes me Besën , për të vetmin fakt sepse brenda fushës u luajt futboll i vërtetë”, thekson Trajneri i Bardh e bluve. Ai kërkon më tej të sqaroi pozicionin e tij dhe klubit ku ai aderon. “Ne denoncojmë fenomenin  dhe gjithashtu duam të jemi të fundit, e ndërkohë nëpërmjet emrit tonë të madh e të rëndë në futbollin Shqipëtar të bëjmë ndryshimin e duhur për hir të sportit, investimeve serioze, korrekte dhe të pastra". "Unë personalisht si trajner i Tiranës", nënvizoi Dede, "e quaj kapitull të mbyllur dhe jo personal. Gjithashtu, me vjen shumë keq që ky incident ka marrë ngjyra politike.”, theksoin Dede, i cili duke u rikthyer në “fushën e lojës”, shtoi se tashmë më intereson vetëm ekipi dhe kundërshtari  i radhës Flamurtari. 

Ngjarja: Akt i rëndë ndodhi ditën e dielë në ndeshjen e zhvilluar në Kavajë mes Besës vendase dhe Tiranës, në kuadër të javës 18-të të Superligës. Gjatë pushimit midis pjesës së parë dhe të dytë, kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, ka zbritur në dhomat e zhveshjeve dhe ka goditur trajnerin e Tiranës, Nevil Dede. 
I menjëhershëm ka qenë reagimi i klubit bardheblu dhe vetë trajnerit Nevil Dede, të cilët kanë bërë kallzim penal për të dyshuarin. 
Pas kallzimit nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë u mor masa e arrestit ndaj Kryetarit të Bashkisë Kavajë shtetasit Elvis Rroshi, 38 vjeç, për konsumim e veprave penale “Goditjes për shkak të detyrës”, “Kundërshtim të punonjësve të policisë” dhe “Mos bindje ndaj urdhërit të punonjësve të policisë”. 

Konflikti, sqaron policia, ndodhi gjatë zhvillimit të ndeshjes së Superligës Besa -Tirana, ku shtetasi Elvi Rroshi dyshohet se ka qëlluar trajnierin e Tiranës shtetasin Nevil Dede, duke e kërcënuar këtë të fundit me jetën. 
Shtetasi Nevil Dede, ka depozituar pranë Komisariatit të Policisë Kavajë, një kallzim penal në ngarkim të shtetasit Elvis Rroshi.

Ndërkohe në lidhje me këtë konflikt, i cili ka nisur gjatë përfundimit të pjesës së parë, janë arrestuar në kushtet e flagrancës edhe 7 shtetas për konsumim të veprave penale të “Grumbullimit të paligjshëm”, “Mos bindje ndaj punonjësve të policise”, “Kundërshtim të punonjësve të policisë”. Të arresturit e tjerë mësohet të jenë, Abdulla Mersin Tafa, 47 vjeç, banues në Kavajë, Astrit Vesel Veliu, 40 vjeç, me detyrë shofer pranë Bashkisë Kavajë, Osman Isuf Tabaku, 56 vjeç, Kryeplak, Gazmend Nevruz Demrozi, 38 vjeç, me detyrë Drejtor i Policisë Bashkiake, pranë Bashkisë Kavajë, Shkelqim Abdurraman Nasufi, 28 vjeç, punonjes bashkie, Erjald Sokrat Kostrica 31 vjeç, me detyre elektriçist në Bashkinë e Kavajës, si dhe Ruzhdi Fejko Aliu, 47 vjeç, banues në Kavajë.

Arbi Fortuzi


busy
komente