Disiplina / Masa ndeshkimore per dhunen! | ||||
|
Komisioni i Disiplinës dënon me dy nëdeshje pezullim nga aktivitet sportive “viktimën” e dhunës në Kavajë, Nevil Deden, i cili në pushimin e ndeshjes mes Besës dhe Tiranës, u kërcënua dhe u godit nga Kreu i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi. Ditën e mërkurë, kur Komsioni i Disiplinës u mblodh për të diskutuar problematikën e shfaqur në të gjitha nivelet e kampionateve kombëtare të futbollit, por kryesisht mbi incidentin dhe ngjarjen e shumëpërfolur të ditëve të fundit, të ndodhur në Kavajë, duket se e ka vënë dorën në zemër kësaj herem, Sidomos për Besën, duke legjitimuar dhunën në stadium. Skuadrës Kavajase nuk i revokohet fitorja 2-1 ndaj Tiranës, as i hiqen tri pikë nga klasifikimi, sikurse kishte qasje ligjore në Kodin e Disiplinës Sportive, por detyrohet të luajë një ndeshje pa tifozë dhe të paguajë 2 milionë lekë të vjetra gjobë. Nevil Dede, përveç shuplakës që mori në pushimin mes dy pjesëve të lojës, e konfirmuar publikisht nga vëzhguesi i federatës, Dhori Prifti, pezullohet edhe dy javë. Shkak për këtë, sipas Disiplinës, është provokimi që ka bërë trajneri i Tiranës, duke “nderuar me grusht” karshi tifozërisë kavajase, Nuk ka dalë “pa lagur” as trajneri i Besës, Përparim Daiu. Për atë “ledhatim” në faqe që i ka dhënë lojtarit kundërshtar, Gentian Muca, ai pezullohet 4 ndeshje nga aktiviteti zyrtar. Në këtë mënyrë, verdhezinjtë duhet ta lujnë finalen e radhës për mbijetesë me rivalin direkt në këtë lloj beteje, Luftëtarin”, pa praninë e “lojtarit të 12-të”, tifozërinë, por edhe pa sulmuesin kryesor, që realizoi golin e parë ndaj Tiranës, me penallti. Sokol Cikalleshi është pezulluar nga Disiplina për një javë, ndaj nuk mund të aktivizohet ndaj bluzinjve gjirokastritë.
Vendimet e Komisionit të Disiplinës
1. Trajneri i KF “Besa“, Përparim Daiu, për sjellje josportive ndaj lojtarit kundërshtar dënohet me 4 ndeshje pezullim nga aktiviteti. 2. Trajneri i KF “Tirana“, Nevil Dede, për provokim të publikut dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti. 3. KF “Besa“ për dështim në përmbushjen e përgjegjësive dënohet me zhvillimin e 1 ndeshjeje pa spektatorë dhe me 200.000 lekë gjobë. 4. Lojtari i KF “Besa“, Sokol Cikalleshi, për sjellje josportive dënohet me 1 ndeshje pezullim. 5. Lojtari i KF “Tërbuni”, Klodian Sulollari, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes dënohet me 4 ndeshje pezullim. 6. Lojtari i KF “Lushnja“, Erdis Metushi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit dënohet me 1 ndeshje pezullim nga aktiviteti. 7. KF “Gramshi“ për dështim në përmbushjen e përgjegjësive dënohet me zhvillimin e ndeshjeve të mbetura të këtij sezoni në fushë asnjanëse. 8. Lojtari i KF “Korabi “, Besfor Laci, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes dënohet me 4 ndeshje pezullim. 9. Lojtari i KF “Skrapari“, Denis Musai, për goditje me grusht të lojtarit kundërshtar dënohet me 6 ndeshje pezullim nga aktiviteti. 10. Për problemet e ndodhura në ndeshjet Naftëtari-Iliria, Kategoria e I dhe Kat III, komisioni do të shprehet mbledhjen e ardhshme, pasi të kryhen verifikimet nga sekretariati i FSHF-së. Arbi Fortuzi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3621 |