Futsal/ Ali Demi, kampion Kombetar |
nga AlbaniaSoccer E hënë, 25 Mars 2013 23:45 |  |  |  | |
Ka perfunduar finalja e Kampionatit Kombetar te futsales e cila u zhvillua midis skuadres nga Kryeqyteti "Ali Demi" dhe asaj nga Vlora "Edro". "Ali Demi" ka fituar me rezultatin e thelle 5-2 duke merituar medaljet dhe Kupen e Kampionatit te cilat i dorezoi Sekretari i Pergjithshem i Federates Shqiptare te Futbollit Ilir Shulku. Loja ne pergjithesi ishte e forte por futbollistet kryeqytetas e kontrolluan pothuajse gjate gjithe kohes avntazhin e tyre i cili deri ne bilbilin e fundit ishte nen kontroll te plote. Me kete fitore te merituar ekipi i "Ali Demit" me futsal shton edhe nje trofe te rendesishem ne arkivin e vet te arte duke treguar se mbetet si skuadra me elitare ne futbollin e salles.
 |