Mancaku & Xhafa marrin per dore Besen |
nga AlbaniaSoccer E diel, 06 Dhjetor 2009 16:28 |  |  |  | |
Skuadra e Beses e drejtuar nga trajneri Shpetim Duro ka arritur te marre nje fitore te merituar ne perballjen me Shkumbinin. Pjesa e pare eshte dominuar nga skuadra verdhezi, megjithese ka krijuar shume volum loje dhe shume raste shenimi lojtaret, kavajas nuk kane mundur te zhbllokojne rezultatin. Kapiteni Mancaku i ka pasur te gjitha mundesite per te shenuar, por topi i gjuajtur prej tij ka prekur vetem shtyllen e portierit Bejte. Lojtaret miq nuk e kane rrezikuar per asnje moment porten e Shehit pasi ata kane menduar me shume per mbojtjen. Pjesa e dyte fillon njelloj si e apra per te zotet e shtepise. Dyshja sulmuese Mancaku-Xhafa krijojne shume, por pa mundur te shenojne. Ne minute e 61-te nje dalje e pasigurte e portierit Bejte ka bere qe topi I krosuar ne zonen e Shkumbinit te kthehet ne asis per mesfushorin Erbim Fagu i cilia ka gjuajtur fort, por mbrojtesi boshnjak Mujdragic e ka penguar topin qe vinte drejt portes me dore dhe ne kete menyre arbitri Taullau ka akorduar penallti. Kapiteni Mancaku merr persiper ekzekutimin e saj dhe ka shenuar dhe kalon ne avantazh skuadren e Beses. Pas pesimit te golit trajneri Mile bene levizjen e pare largon nga loja Seksenin dhe ne vend te tij aktivizone Bakiun. Loja e peqinasve ndryshon dhe sulmet drejt portes se Beses shpeshtohen. Sulmuesi Mustafaj dhe Capja e kane vene ne prove Shehin i cili eshte treguar ne lartesine e duhur ne keto momente te veshtira ne porten e tij. Nje kundersulm ne minute e 78-te per skuadren e Beses do te ishte vrasese per Shkumbinin i cili deri ne ato caste shpresonte te nje barazim i mundshem. Goleadori Xhafa merr nje top te bukur nga mesfusha pasi ka shmangur nje mbrojtes peqinas dhe duke pare daljen e portierit ka gjuajtur bukur nga jasht zone duke e derguar topin ne krahun e djathte te portes dhe duke i ngritur shifrat ne 2-0. Pavaresishte kesaj perplasjet ndermjet lojtareve ne fushen e lojes nuk kane munguar, por arbitri i ndeshjes eshte treguar ne lartesine e duhur duke i ndeshkuar me kartona te verdhe. Me kete fitore Besa ngjitet ne kuoten e 25-se pikeve duke pasur nje distance negative prej 10-te pikesh me kryesuesit e Dinamos.
Klevis Bejkolli
 |