Ne fokus/ Mjeku i Kukesit Pertef Rusi goditet e bie pa ndjenja | ||||
|
Ngjarjen e tregon vetë Perli Rusi, i cili ka qenë jo pak i tronditur: "Kam disa vite që e ushtroj këtë profesion dhe nuk më kishte ndodhur një situatë e tillë. Kisha dhënë ndihmën mjekësore për të tjerët, por që të jepja ndihmë për babain tim në fushë, nuk më kishte shkuar ndërmend". Perli pohon gjithashtu se pothuaj gjatë gjithë ndeshjes janë hedhur sende të forta në fushë, madje vinin edhe nga tribuna. "Të vjen keq që ngjarje të tilla përsëriten. Në fakt, në Laç nuk është hera e parë që ndodh. Fatmirësisht, babai im ia hodhi paq, falë Zotit edhe pa pasoja, sepse menjëherë vajta në Spitalin Ushtarak dhe bëra një skaner, ku specialistët mjekë më thanë që vetëm i duhet të pushojë. Kur cenohet edhe profesioni i mjekut të futbollit, imagjinoni ju se çfarë ndodh në tribuna apo në korridoret e stadiumet", - mbyll rrëfimin e tij, mjeku Perli Rusi. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4312 |