Kategoria Superiore/ Flamurtari-Skenderbeu 1-0 |
nga AlbaniaSoccer E diel, 21 Prill 2013 21:26 |  |  |  | |
Një gol i Migen Memellit ka rrëzuar në Vlorë kampionët e Skënderbeut. Flamurtari ja ka dalë sërish të mos humbë në shtëpi ndërsa miqtë nga Korça të mësuar me dështimet në stadiumin “Flamurtari” sërish janë larguar kokëulur nga fusha e blertë. Vendasit i kanë patur të gjitha mundësitë për të shënuar një goleadë por Soza dhe Memelli nuk janë treguar të saktë në finalizim. Skënderbeu nuk ka lënë asnjë shenjë në ndeshjen e luajtur dhe tani i uhet të presë takimin e rradhës për të festuar titullin kampion për herë të tretë rradhazi dhe të katërt në të gjithë historinë e klubit korçar. Në takimin e të djelës tifozët vlonjat kishin mbushur shkallët e stadiumit duke thyer rekordin sezonal përsa I përket përkrahjes së Flamurtarit, ndërsa tifozët e Skënderbeut nuk kishin udhëtuar drejt Vlorës duke e lënë skuadrën e tyre vetëm. Në takimet e tjera, Kukësi ka fituar me Besën me rezultatin 0-2 duke ruajtur pozitat në vëndin e dytë. Në Durrës ka fituar Teuta ndaj Apolonisë me rezultatin 2-1 ndërsa në Krujë, Kastrioti ka mposhtur Luftëtarin me rezultatin 2-1.
 |