Zyrtare/ Partizani firmos me kosovarin Maliqi |
nga AlbaniaSoccer E martë, 25 Qershor 2013 23:30 |  |  |  | |
Partizani ka bere goditjen e rradhes ne merkaton e veres. Te kuqte kane arritur marreveshjen, kane firmosur dhe prezantuar para mediave perforcimin e peste per sezonin e ri. Behet fjale per mesfushorin me tipare mbrojtese Behar Maliqi. Kosovari ka lene klubin futbollistik te Prishtines per tu bashkuar me Partizanin ku pritet te luaj ne dy sezonet e ardhshme pasi kontrata qe ka firmosur i perket kesaj jetegjatesie. Me afrimin e tij tek te kuqte numri i lojtareve nga Prishtina shkon ne tre. Me pare kane firmosur Labinot Ibrahimi dhe Besnik Krasniqi. Partizani po tregohet teper serioz ne kete periudhe dhe dalengadale skuadra e rikthyer ne eliten e futbollit shqiptar po behet gati per sezonin e ri.
 |