Tirana/ Dede nis stërvitjen me shumë të rinj |
nga AlbaniaSoccer E hënë, 01 Korrik 2013 22:39 |  |  |  | |
Tirana ka nisur stërvitjen me 16 futbollistë. Nën drejtimin e trajnerit të mirënjohur Nevil Dede bardheblutë të hënën kane zhvilluar përgatitjet e para me një skuadër mjaft të re në moshë. Me probleme financiare, shumë lojtarë të larguar dhe pa shumë pretendime bardheblutë kanë filluar punën për sezonin e ri. Në ditët e ardhshme Tirana planifikon të zhvilloj disa ndeshje miqësore dhe të afroj disa futbollistë të piketuar nga trajneri për sezonin e ri. Situata nuk është fort e mirë dhe pritet të ndërhyj bashkia për ti gjetur një zgjidhje bardhebluve të transformuar nga skuadra elitare e viteve të shkuara ne nje skuader mesatare.
 |