HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 22 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Tirana/ Nevil Dede : Tiranës i duhen përforcime në çdo repart
nga AlbaniaSoccer   E diel, 14 Korrik 2013 20:38   pdfShtypEmail

nevil dede 1Ndonëse me vështirë si të madhe, si në kompletimin e grupit, ashtu edhe për vetë emrin që mbart Tirana, apo problemet e mëdha financiare prej të paktën një sezoni, trajneri kryeqytetas, ikona bardheblu, Nevil Dede, ka nisur punën për sezonin e ri. Dede së bashku me të tijtë kanë startuar stërvitjen në Pukë, ndryshe nga vitet e tjera, kur kujtojmë që më parë Tirana stërvitej në Turqi, Ohër, Ulqin apo deri në Egjipt. Por vendi i fazës përgatitore pak rëndësi ka për numrin një të stolit bardheblu, mbi të gjitha e rëndësishme është plotësimi i grupit me futbollistë cilësorë dhe mbarëvajtja e stërvitjes.

Përforcimet
Duket se deri tani Tirana ka pësuar vetëm firo, pasi vetëm ndonjë element i ri është afruar pranë ekipit, futbollistë të dalë kryesisht nga akademia bardheblu. Por këta nuk mund të mbajnë mbi shpatulla një sezon të tërë, duke udhëhequr grupin. “Jam në pritje të përforcimeve. Kam bërë kërkesat e mia, qoftë edhe me emra për disa role, që nuk është e mira t’i bëjmë publike, pasi na dëmton shumë, tani mbetet për t’u parë se sa bordi drejtues do t’i plotësojë. Realisht, Tiranës i duhen përforcime në çdo repart, madje më duhet t’ju them se më duhen nga dy futbollistë për repart, si në mbrojtje, mesfushë, apo sulm”, - deklaron Nevil Dede.

Stërvitja
“Ne sapo kemi nisur stërvitjen.
Nëse dikush paragjykon vendin e fazës përgatitore, më duhet të jap një përgjigje. Tirana është në pritje të përforcimeve dhe nuk e dimë kush do të vijë, apo edhe ikë. Kështu që ne nuk mund të shkojmë jashtë për fazë përgatitore me një grup të cunguar. Sa për klimën dhe kushtet e akomodimit, janë shumë të mira dhe normale. Nëse grupi do të ishte kompletuar, atëherë do të ishte normale të zgjidhej një kamping tjetër stërvitor, në mënyrë që të zhvillonim edhe ndeshje miqësore. Për momentin nuk kam nevojë për takim miqësor, më duhet të plotësoj grupin dhe të punoj nga ana fizike. Në bazë të kësaj ecurie, më pas do të shohim”, - ka shtuar trajneri i Tiranës, Dede.

Objektivat
Të flasësh për objektivat e Tiranës, çdokush do të të përgjigjej që ky ekip gjithnjë luan për të fituar titullin, por duket se sezonet e fundit Tirana është lëkundur dhe jo të gjithë besojnë se Tirana mund të luftojë për t’u shpallur kampion. Pak a shumë i rezervuar tregohet edhe Nevil Dede, që në fund thotë: “Janë ditët e para të stërvitjes dhe as vetë nuk e di se çfarë grupi do të kem në nisje të kampionatit. Në këtë sens, nuk mund të them objektiva realë, konkretë apo çfarë do të synojë Tirana. Nëse flasim teorikisht, atëherë është tjetër gjë, mjafton të përmendim emrin e Tiranës dhe të tjerat do të mjaftonin. Nuk është më ashtu, sepse ekipet e tjera po përforcohen, duke u bërë faktorë që në fazat përgatitore. Gjithsesi, sido që të shkojnë punët, nuk do të dorëzohemi, do të bëjmë më të mirën, për të mbajtur lart flamurin bardheblu”.

 


busy
komente