Uefa ka hedhur ne Nion te Zvicres shortin per turet e treta kualifikuese te dy turneve te saj, Uefa Champions League dhe Uefa Europa League. Ne turin e nje te tretave te Champions League, ne rast se Skenderbeu do te kualifikohet, do te perballet me fituesin e çiftit Bate Borisov – Shaktar Karagandy. Skenderbeu ka barazuar ne takimin e pare ne Azerbajxhan ndaj Nefci Baku, 0-0. Nderkohe, surprizen me te madhe e kane bere kazaket e Shaktar Karagandi, te cilet fituan ne takimin e pare ne Bjellorusi ndaj bate Borisov 1-0. Takimet e turit te trete do te luhen ne datat 30, 31 korrik dhe 6 e 7 gusht.
Ne turin e nje te tretave te Uefa Europa League ne rast se do te kualifikohet Kukesi mund te perballet me ukrainasit e Metalurg Donjeck. Verilindoret fituan ne takimin e pare te turit te dyte 3-2 ndaj Sarajevos. Takimet e turit te trete do te luhen ne 1 dhe 8 gusht.
 |