Armando Cungu: Skuadra tregoi karakter dhe disipline | ||||
|
“Ishte nje ndeshje shume e veshtire. Lojtaret e Metalurh ushtruan presion gjate gjithe lojes dhe na detyruan te mbrohemi ne gjysme fushen tone. Ndonese u munduam disa here te organizohemi dhe te sulmunim nuk e patem forcen e duhur, ndoshta edhe nga mungesat, keshtu qe u detyruam te luanim ne mbrojtje. Ne treguam karakter dhe dhame gjithcka ne fushen e lojes. Ky ishte maksimumi yne, duke perfituar si nga paqartesia ashtu edhe humbja e qetesise nga lojtaret vendas ne arritem ate qe deshironim. Jam shume I kenaqur nga loja, rezultati dhe dua te falenderoj Presidentin, koleget e mij, dhe padyshim lojtaret spese ju ndoshta nuk e dine kete, por ne klubi I pare shqiptar qe kalon ne Turin e 4-rt ne Kupat e Evropes”, perfundoi trajneri i Kukesit Armando Cungu prononcimin e tij per mediat pas ndeshjes. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3780 |