Kategoria Superiore/ Skenderbeu–Besa 1-0 |
nga AlbaniaSoccer E diel, 01 Shtator 2013 21:28 |  |  |  | |
Skenderbeu e ka nisur me ritem kampionesh ne Korce. Perballe Beses, skuadra e Joses ka marre nje fitore minimale me rezultatin 1-0. Gjergji Muzaka ka gjetur golin qe ne minuten e 2’ dhe me pas gjerat nuk kane ndryshuar. Ndeshja eshte karakterizuar nga tensione midis lojtareve gje e cila ka sjelle tre kartona te kuq. Eshte ndeshkuar Orelesi per Skenderbeun dhe Poci bashke me Berishen per Besen. Tre piket qe i duheshin kampionet i moren dhe tani do te sterviten te qete per takimin e rradhes qe do te luajne ne Vlore ndaj Flamurtarit, nje ndeshje teper delikate. Perpara se te niste ndeshja, drejtues te FSHF-se kane organizuar ne Korce ceremonine hapese per Kategorine Superiore, sezonin 2013-2014.
 |