Ne Lushnje kane frike nga trazirat. Ne ndeshjen me Kukesin, priten mbi 10 mije tifoze lagunar dhe shume te tjere nga qyteti verilindor. Per kete arsye, policia ende nuk e ka konfirmuar marrjen persiper te rendit ne te gjithe stadiumin. Drejtuesit e FSHF-se po negociojne me ta nderkohe qe drejtuesit e Lushnjes kerkojne nga tifozet vendas te mos provokojne incidente pasi mund te pezullohet fusha dhe kjo do ta demtonte skuadren e rikthyer pas shume mundimesh ne Superiore. Lushnja-Kukesi do te luhet te merkuren ne oren 17:00 dhe eshte ndeshja e fundit per javen e pare te kampionatit.
 |