Kategoria Superiore/ Teuta – Flamurtari 2-1 |
nga AlbaniaSoccer E mërkurë, 18 Shtator 2013 15:48 |  |  |  | |
Teuta ka mundur ne Kavaje skuadren e Flamurtarit dhe ka fluturuar e vetme drejt kreut te tabeles. Nje gol ne minuten e pare te shteses i ka dhene tri piket e cmuara skuadres qe drejtohet trajneri Magani. Ndeshja u luajt ne stadiumin e Beses per shkak te punimeve qe behen ne Durres por kjo nuk e pengoi Teuten te bej me te miren. Golin e pare te ndeshjes e shenoi ne minuten e 10’ Daniel Xhafaj ndersa me pas takimi ka prodhuar shume emocione dhe shume raste per te dyja ekipet. Barazimin e sjell Polizoi Arbri ne minuten e 71’ dhe dukej sikur takimi nuk do te ndryshonte me. Ne fund te takimit Mustafaj ka shenuar golin e fitores se madhe duke i dhene Teutes tri piket e kryesimit te kampionatit. Feste per durrsaket dhe trishtim per vlonjatet qe meritonin nje pike nga kjo ndeshje.
 |