Kryetari i Bashkise se Shkodres Lorenc Luka ka pritur me padurim te mbaroj ndeshja me Tiranen dhe ka shkuar ne dhomen e zhveshjes se lojtareve. Ka festuar me ta tri piket e merituara dhe menjehere u ka thene se do te shperblehen per suksesin ndaj skuadres nga kryeqyteti duke marre 300 mije leke per koke. Gjithashtu i ka premtuar futbollisteve se ne rast suksesi ne Lushnje do te marrin nje tjeter premio me te madhe per te provuar majat e klasifikimit.
 |