Kategoria Superiore/ Flamurtari – Kastrioti 0-1 |
nga AlbaniaSoccer E diel, 22 Shtator 2013 16:03 |  |  |  | |
Surpriza e madhe e javes ka qene padiskutim fitorja e Kastriotit ndaj Flamurtarit. Ndeshja e zhvilluar ne stadiumin Roza Haxhiu ne Lushnje per shkak te denimit te stadiumit ne Vlore, eshte fituar nga djemte e trajnerit Ndreu. Ka qene mesfushori Nertil Ferraj ai qe ka vendosur fituesin e ketij dueli qe per vlonjatet llogaritej si i lehte ne leter per tu kaluar. Mungesa e tifozeve te shumte ne kete ndeshje ja ka bere me te thjeshte miqve nga Kruja te ndihen te qete dhe te fitojne nje ndeshje qe ne fund u rrezikua te barazohej por fati nuk ka qene me Flamurtarin. Goli i shenuar nga Ferraj ne minuten e 75 per pak sa nuk u barazua ne shtese. Gjyqtari ka akorduar nje penallti per Flamurtarin por nga pika e bardhe ka gabuar Nijaz Lena qe ka denuar keshtu me humbje skuadren e tij.
 |