Partizani/ Hasan Lika: "Penalltia, ishte merite e Moçkës që e ndaloi"! | ||||
|
Pas barazimit te arritur ne kryeqytet nga skuadra e Partizanit ndaj ekipit te Flamurtarit, trajneri Hasan Lika u shpreh i kenaqur nga loja qe ekipi i tij zhvilloi, por perseri theksoi se gabimi i bere tek gjuajtja e penalltise duhej te evitohej. "Gabuam ne fund te ndeshjes dhe me vjen shume keq. Penalltia e humbur na hoqi nje fitore por jane gjera qe ndodhin. Sot lujatem me mire se ndeshjet e tjera. Eshte evidente qe kemi probleme me sulmin sepse krijuam shume raste dhe nuk i shfrytezuam. Krasniqi eshte gjuajtesi i penalltive dhe ka shenuar shume te tilla. Por dua te them qe ndeshjet as fitohen as humben nga nje individ i vetem por nga i gjithe ekipi. Mendoj se ishte edhe aftesi e Moqkes poritja e penalltise. Ne cdo ndeshje lojtaret bejne te pamunduren per te arritur tek goli por kemi veshtiresi ne qender te sulmit qe te thejme mbrojtjet kundershtare. Ne po punojme qe te permiresojme te gjitha aspektet. Mendoj se penalltia ishte e drejte sepse lojtari kundershtar preku topin me dore. Per momentin nuk po mendojme per Tiranen por vetem per Kukesin qe eshte ndeshja e radhes. Partizani sipas te tjereve ka 2 detyra, fitimin e kampjonatit dhe te mundi Tiranen. Por keto jane problemet e medias dhe te tifozave. Si ekip ne duhet te punojme dhe mendojme vetem per ndeshjen e radhes, Kukesin", theksoi Lika ne prononcimin e tij per mediat pas perfundimit te takimit me Flamurtarin. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3228 |