Teuta ka marre kryesimin e tabeles se klasifikimit pas fitores se rradhes ne Kavaje me Tiranen. Durrsaket kane shenuar nje fitore te merituar ndaj bardhebluve qe nuk po e gjejne ende formen e pritur prej tyre ne kampionat. Ne pjesen e pare skuadra e drejtuar nga Nevil Dede krijoi disa raste te pasta per shenim por portugezi Semedo ne diten e tij te prae ne fushe nuk ja doli ta conte topin ne rrjete. Ate qe nuk e ben Tirana e realiazon Teuta ne pjesen e dyte. Fillimisht Limani e perpas topin ne traverse dhe nje minut pas tij shenon Xhafaj ne minuten e 57’. Me pas bardheblute provojne barazimin por gjejne nje gabim te rradhes ne mbrojtje duke shkaktuar nje 11-metersh. Teuta dyfishon me Mancakun dhe rimerr kreun e tabeles qe u mbajt nga Vllaznia vetem 24 ore. Ne Korce, Skenderbeu kaloi me lehtesi skuadren e Lushnjes. Kampionet bene detyren duke shenuar qe ne fillim me Shkembin qe ekzekutoi sakte nje 11-metersh te diskutueshem dhe me pas gjeten edhe zhbllokimin e Pejic qe humbi shume mundesi te tjera per ta kthyer ne nje goleade ndeshjen.
 |