Teuta/ Presidenca nis te mendoje per titullin |
nga AlbaniaSoccer E diel, 29 Shtator 2013 22:12 |  |  |  | |
Fitorja me Tiranen ka sjelle tri pike te tjere. Teuta tani ka bere muajin qe mban kryesimin e tabeles dhe tani ne Durres te gjithe kane oreks me shume nga cfare kishin ne fillim te kampionatit. Presidenti Edmond Hasanbelliu i ka kerkuar lojtareve dhe trajnerit te tregojne kujdes ne ndeshjet ne vazhdim pasi kjo skuader mund te fitoje titullin dhe i duhet maturi per ta provuar ate. Edhe trajneri Magani pas ndeshjes me Tiranen eshte shprehur mjaft i kenaqur per piket. “Nuk beme nje loje te mire ne pjesen e pare por me pas permiresuam me disa levizje qe beme. E kisha parashikuar qe Tirana do te na hapte pune pasi kane lojtare qe vrapojne shume. E rendesishme eshte qe i shfrytezuam si duhet rastet qe krijuam. Mendojme per ndeshjen me Lushnjen tani, nje takim shume i veshtire pasi do ta luajme jashte fushes tone”, deklaroi Magani.
 |