Kategoria Superiore/ Vllaznia – Skenderbeu 1-3 |
nga AlbaniaSoccer E enjte, 03 Tetor 2013 21:56 |  |  |  | |
Eshte luajtur ne Loro Borici ndeshja Vllaznia – Skenderbeu. Nje atmofsere e jashtezakonshme, shume tifoze dhe shume ovacione kuqeblu por ne fund kane festuar kampionet me ata pak tifoz te ardhur nga Korca. Pero Pejic eshte heroi i takimit, ndersa kroati Bushic eshte njeriu i rasteve te humbura. Ndeshja ka qene shume e luftuar dhe Vllaznia ka luajtur me mire se Skenderbeu. Shtupina, Hajdari dhe Bushic kane humbur disa raste te pastra dhe ate qe se kane bere kuqeblute e kane realizuar dy here korcaret me ane te Pero Pejic. Avantazhi I dyfishte nga kampionet eshte ngushtuar nga nje gol i Arsen Hajdarit ne pjesen e dyte kur u duk se u rihap ndeshja. Vllaznia u hodh e gjitha ne sulm per te barazuar por Gjergji Muzaka arriti te shenonte golin e trete. Kuqeblute me pas kishin pak mundesi per te ndryshuar fatin e ketij takimi qe i dha kampioneve tre pike dhe vendin e pare bashke me Teuten ne klasifikim.
 |