HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E hënë, 25 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Vllaznia/ Ultrasit kuqeblu bojkotojne stadiumin
nga AlbaniaSoccer   E diel, 06 Tetor 2013 15:02   pdfShtypEmail

vllaznit ultras fotoPas perplasjeve me policine dhe ndalimit te disa tifozeve kuqeblu, grupi “Vllaznit Ultras” ka vendosur te protestoje forcave te rendit duke nxjerre nje deklarate per shtyp dhe duke bojkotuar per nje afat te pacaktuar stadiumin. “Falenderojme lojtaret tane qe luajten mjaft mire me keto mundesi qe kemi. Ne nuk kerkojme mrekulli por vetem impenjim maksimal per peshen e madhe te emrit "Vllazni". Vllaznit Ultras si perhere ma te miret. Se dyti, nuk mund te qendrojme indiferent ndaj aktit dhe gjestit provokues nga lojtari i Skenderbeut, Gjergji Muzaka ne drejtimin tone dhe te te gjithe tifozave shkodran, gjest qe shkaktoi edhe tensionimin e situates. Kerkojme nga FSHF denimin perkates per gjestet e perseritshme antispotive te ketij lojtari gjate ndeshjes.Telenovela vazhdon sikur te ishte e paracaktuar kesaj here futet ne rol "Policia Shqiptare" qe vetem "Polici" nuk mund te quhet se "Shqiptare" jo e jo. Pas ketij incidenti "Policia" shtohet me shume ne tribunen tone ndonese nga ne nuk u hodh asgje ne fushe (kjo edhe nga largesia e madhe e tribunes me fushen e lojes). Me pas "Policia" vazhdon provokimet tashme te zakonshme ne drejtimin tone, tekstualisht me fjalet: "Perse vini te shikoni keto "Legena", (fjala eshte per lojtaret e Vllaznise)". Nga e marrin te drejten te fyejne lojtaret tane, keta persona qe paguhen me taksat tona, me taksat e tifozave, me taksat e lojtareve qe fyejne? Per NE keta lojtare jane te paprekshem edhe nese klubi nuk u del per Zot, ata na kane NE, kane Tifozat. Nje tjeter incident teper i rende qe nuk mund te kaloje ne heshtje eshte dhuna fizike e ushtruar nga disa personave civil dhe "Policia" e Shkodres ne drejtimin tone, ku ka pasur edhe te lenduar, nga kjo dhune e Policise nuk jane perjashtuar as persona minoren. Jane arrestuar 9 antare te tifo-grupit tone ku jane mbajtur ne menyre te padrejte per 12 ore nen presion dhe terror psikologjik nga ana e Policise. Duke pare qe çdo ndeshje ne "Loro Boriçi", Policia e Shkodres kerkon te beje "te fortin" me ne, gjithashtu duke marre shkas dhe nga mos rreagimi i Klubit te Futbollit Vllaznia dhe Bashkise Shkoder te cilet jane vene ne dijeni te ketyre fakteve, vazhdojne te mos marrin masa per ti ndaluar keto gjeste skandaloze, Vllaznit Ultras kane vendosur qe: - "Te bojkotojme çdo ndeshje e cila luhet ne Shkoder derisa ne tribunen tone nuk do te kete asnje Kafshe/Polic. Te cilet as ne vendet me te pa zhvilluara nuk qendrojne ne Tribune me Tifozat. Vllaznit do te perkrahin çdo sport tjeter ku luan Klubi Vllaznia, basket, volej, boks, futboll femra etj... Vllaznia eshte Krenaria jone! U bejme thirrje Drejtorit te K.f Vllaznia , Armir Grima, Bordit Drejtues dhe Bashkise Shkoder qe te marrin masa sa me shpejt, sepse pasojat e mungeses se mbeshtetjes tone gjate 90 min. nuk mund te kthehen mbrapa, sfida me te veshtira na presin. Kemi humbur nje beteje por jo luften,” thuhej ne deklaraten e tyre.


busy
komente