Kategoria Superiore/ Partizani-Tirana 1-0 |
nga AlbaniaSoccer E shtunë, 12 Tetor 2013 21:32 |  |  |  | |
Eshte rikthyer "derbi" i kryeqytetit ne nje atmosfere fantastike. Interesim i madh per nje ndeshje te kampionatit shqiptar ku dy skuadrat e kryeqytetit dhuruan nje takim me emocione te shoqeruar me intensitet dhe tension.
Skuadra e Partizanit e rikthyer pas 5 vjetesh ne Kategorine Superiore shfrytezoi nje gabim te portierit tiranes per te vendosur rezultatin perfundimtar 1-0, kur Ertan Demiri realizoi me koke pas krosit te ardhur nga nje goditje denimi nga krahu i djathte i sulmit te Partizanit. Si Tirana dhe Partizani krijuan raste per shenim gjate ketij takimi. Lojtaret e Tiranes ne dy momente deçizive, nje ne pjesen e pare dhe nje ne pjesen e dyte kerkuan me institim qe gjyqtari Jemini tu akordonte ne favor dy penallti te cilat ishin te diskutueshme si raste. Me kete fitore Partizani ngjitet ne vendin e trete ne klasifikim me nje pik me pak se dy kryesueset Skenderbeu dhe Teuta
 |